Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.
Mbledhjen e së hënës, Kryesia e Kuvendit është mbledhur për të shqyrtuar 30 pikat e rendit të ditës.
Pas shqyrtimit të shumë pikave, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 12 shtator të mbajë seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor.