Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.
Sipas njoftimit zyrtar, në rend dite janë disa pika të rëndësishme, përfshirë shqyrtimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe vendimi i Qeverisë për dërgimin e Forca e Sigurisë së Kosovës jashtë vendit si pjesë e një misioni ndërkombëtar në Gaza.
Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë edhe propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Seanca pritet të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Njoftimi:
Data: 17 prill 2026
Dita: E premte
- Vendi: Seanca plenare
- Koha: 10:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,
6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.









