Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar sot mbledhjen e saj të parë, në të cilën po diskutohen dy çështje të rëndësishme për funksionimin e institucionit dhe komunave të vendit.
Sipas agjendës, në mbledhje po shqyrtohen:
Funksionalizimi i trupave punuese të Kuvendit, si dhe miratimi i buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok, raporton lajmi.net.
Kjo mbledhje vjen pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit, ndërkohë që pritet që vendimet e sotme të hapin rrugë për rifillimin e punës së komisioneve parlamentare dhe procedimin e projektligjeve që kanë mbetur pezull./Lajmi.net/










