Kuvendi i Komunës së Prishtinës për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të mbajë mbledhje solemne në ora 14:00, ku do të ketë mysafirë nga trojet shqiptare si : kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bashkë me Kryetarin e Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu bashkë me Nënkryetarin, Arian Murati, Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Këtë njoftim e bëri të ditur Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, Agim Kuleta përmes një statusi në “facebook”.
Ja statusi i tij i plotë:
“Për nesër, më 17 shkurt, ora 14:00, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kam thirrë mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Jam i nderuar që mysafirë në këtë mbledhje do t’i kemi kryebashkiakun e Tiranës, z.Erion Veliaj dhe Kryetarin e Këshillit Bashkiak, z.Aldrin Dalipi; Kryetaren e Tetovës, znj.Teuta Arifi; Kryetarin e Ulqinit, z.Nazif Cungu dhe Nënkryetarin, z.Arian Murati; Kryetarin e Preshevës, z.Shqipërim Arifi; Kryetarin e Gostivarit, z.Arben Taravari; dhe Kryetarin e Prizrenit, z.Mytaher Haskuka.
Këto delegacione janë mysafirë të Komunës së Prishtinës. Ato sot morën pjesë në disa aktivitete të organizuara nga komuna dhe në Prishtinë do të qëndrojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Kjo vizitë vjen pas takimit të parë të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, të mbajtur në Tiranë një vit më parë”.