Kuvendi i Komunës së Obiliqit e ka miratuar sot kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për ta dhënë në shfrytëzim për 25 vite kompleksin sportiv “Agron Rama” .
Kështu është hapur rruga për nisjen e investimeve fillestare në verë 3 milionë euro në këtë kompleks.
“Me 19 vota për dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit Komunal miratuan këtë kërkesë e cila do t’i hapë rrugë investimeve fillestare në vlerë prej 3 milion euro”, njoftoi Xhafer Gashi, kryetar i Komunës së Obiliqit në rrjetin social “Facebook”.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi janë shprehur të kënaqur me miratimin e kërkesës së organit qeverisës së futbollit të Kosovës.
Statusi i plotë i Xhafer Gashit: