Sot më 5 mars, për ndër të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne.
Pos, krerëve të shtetit, të pranishëm kishte edhe mysafirë duke filluar nga familja legjendare Jashari, pjesëtarë të korit diplomatik e të tjerë.
Aty munguan përfaqësuesit e OVL-UÇK-së të cilët reaguan edhe për mosftesë në këtë seancë.
Përmes një email-i, Kuvendi i Kosovës i ka kërkuar falje kësaj organizate, raporton Klan Kosova.
Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet më 5, 6 dhe 7 mars duke kujtuar lavdinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, bashkë me familjen e tij, manifestim që kulmon me datën 7 me “Natën e zjarreve” në Prekaz.










