Kanë kaluar pothuajse dy muaj që kur Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet.
Megjithatë, kjo nuk i ka penguar deputetët që përveç pagave që vazhdojnë të marrin pa ushtruar ndonjë funksion konkret, të angazhojnë edhe asistentë personalë, të cilët po ashtu po paguhen me shuma të konsiderueshme.
Pagat e tyre variojnë nga 640 deri në 850 euro, pa përjashtuar beneficionet shtesë që përfshihen në këtë shpërblim financiar.
Nga gjithsej 120 deputetë, 74 prej tyre kanë angazhuar tashmë staf personal si këshilltarë, asistentë apo koordinatorë, të cilët, sipas të dhënave zyrtare, paguhen me një shumë prej 638 euro bruto në muaj, secili.
Ky angazhim mbështetet në Rregulloren Nr. 08/Rr-004 për shtesat mbi pagën bazë të deputetëve dhe për klasifikimin e pagës së stafit mbështetës politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Më poshtë mund të gjeni listën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kanë angazhuar zyrtarë të lartë personalë:
The post Kuvendi ende i pakonstituuar, por deputetët tashmë kanë angazhuar asistentë personalë me paga të majme appeared first on Kosovapost.net.