Kuvendi blen laptopë të rinj për 120 deputetë, tenderi kap vlerën 90 mijë euro

Nesër me fillim nga ora 11:00 do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive i Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse ende nuk është konstituar legjislatura e re, ky institucion tashmë ka dhënë tender për pajisjen me Laptop të ri për 120 deputetët.

Dosja është publikuar në faqen e E-Prokurimit.

Vlera e këtij tenderi llogaritet të jetë diku 90 mijë euro.

Dhe sipas një përllogaritje një Laptop pritet të kushtojë diku 750 euro.

Fitues është kompania EGS Pattern ShPK.

Nënshkrimi i kontratës parashihet të bëhet nesër më 20 gusht.

The post Kuvendi blen laptopë të rinj për 120 deputetë, tenderi kap vlerën 90 mijë euro appeared first on Kosovapost.net.