Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka thënë se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk mund të votohet më shumë se tre herë.
Për këtë në aktgjykimin e publikuar të plotë të hënën ka dhënë edhe arsyet.
Gjykata ka thënë se kjo është bërë duke marrë shembull edhe zgjedhjen e presidentit të vendit dhe Avokatit të Popullit të cilët zgjidhen përmes Kuvendin.
Poashtu në sqarim thuhet se kufizimi në tre herë, u mundëson deputetëve që në frymën e bashkëpunimit të përmbushin detyrën e tyre.
“Kufizimi në 3 (tre) raunde votimi për të njëjtin kandidat, duke u bazuar në frymën e Kushtetutës dhe zgjedhjen e krerëve të institucioneve, është mekanizëm mbrojtës që siguron që vullneti i qytetarëve i shprehur përmes zgjedhjeve parlamentare të mos manifestohet në një boshllëk institucional shtetëror, por të jetësohet përmes konstituimit të Kuvendit si ushtrues i sovranitetit dhe si organ me kompetenca legjislative dhe mbikëqyrëse. Gjykata këtë konstatim e ndërlidh edhe me përcaktimet kushtetuese dhe ligjore lidhur me votimin e krerëve të institucioneve tjera nga ana e Kuvendit (shih, nenin 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës dhe nenin 9 (Zgjedhja e Avokatit të Popullit) të Ligjit Nr.05/L019 për Avokatin e Popullit), proces i cili zhvillohet brenda një afati të përcaktuar dhe përmes një numri të arsyeshëm të raundeve të votimit”, thuhet në arsyetimin e Kushtetueses.
Kushtetuesja ka vlerësuar që kufizimi i mundësisë së votimit të të njëjtit/es kandidat/e për Kryetar/e të Kuvendit deri në 3 (tre) herë konsiderohet si një mekanizëm dhe mundësi që deputetët e zgjedhur, në frymën e bashkëpunimit konstruktiv të në frymën e ushtrimit të mandatit të tyre kushtetues sipas përcaktimeve të Kushtetutës të arrijnë që realizojnë detyrimet e tyre kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit/es të Kuvendit”, thuhet në aktgjykim
The post Kushtetuesja sqaron pse kandidati për kryetar të Kuvendit mund të votohet vetëm tri herë appeared first on Kosovapost.net.