Kushtetuesja merr vendimin, Balluku pezullohet nga detyra

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për herë të tretë në dhomë këshillimi për shqyrtimin e çështjes që lidhet me zv/kryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Pas tre seancash shqyrtimi, trupa gjykuese ka marrë vendim mbi ankimin e paraqitur nga qeveria, e cila kundërshtoi vendimin e GJKKO dhe SPAK për pezullimin e Ballukut nga detyra.

Vendimi është marrë pas disa orësh takim, ku është lënë në fuqi pezullimi i Ballukut dhe duke u rrëzuar kërkesën e Ramës.

Mos arritje e kuorumit të nevojshëm prej 5 votash sollin rrëzimin e kërkesës. Trupa e përbërë prej 8 anëtarësh e Kushtetueses ka votuar 4 me 4. Nga momenti i marrjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese është në fuqi pezullimi i ministres Balluku nga dy detyrat e saj.