Kushtetuesja: Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të dekretohet as të hyjë në fuqi deri në vendimin final të Gjykatës

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të dekretohet dhe as të hyjë në fuqi si dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të Kushtetueses.

Në një njoftim të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani dërguar Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, thuhet se Ligji për Zyrtarët Publik i kontestuar nga njëmbëdhjetë deputetët nuk mund të hyjë në fuqi deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këtë njoftim Gjykata Kushtetuese e ka bazuar në 42.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ku përkufizohet se një ligj që kontestohet nga dhjetë e më shumë deputetë nuk mund të hyjë në fuqi derisa të nxirret vendimi përfundimtar i Gjykatës, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata ka kërkuar nga kryetari i Parlamentit që para se të marrë çfarëdo veprimi për Ligjin për Zyrtarët Publikë të merret parasysh Neni 42.2 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo dispozitë kushtetuese nënkupton që ligji që kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga dhjetë ose më shumë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk mund të dekretohet, të hyjë në fuqi ose të prodhojë efekte ligjore deri në vendimin final të Gjykatës lidhur me çështjen e ngritur pranë saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtuese dërguar Kryetarit të Kuvendit me kërkesë që i njëjti njoftim t’iu shpërndahet gjithë deputetëve.

Në njoftim thuhet se deputetët mund të dërgojnë komentet e tyre për Ligjin për Zyrtarët Publikë deri më 23 janar 2023.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.