Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar përputhshmërinë me Kushtetutën të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, të miratuar nga Qeveria në vitin 2023. Ky ndryshim kishte shtuar skemën e Pensionit Kontributiv Parcial, që synon të përfshijë personat e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve të 90-ta, transmeton KosovaPost.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka mirëpritur vendimin duke theksuar se ky është rasti i tretë radhazi kur Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë ligjeve të hartuara nga Qeveria, të cilat ishin kontestuar nga opozita.
“Pas Ligjit për Pagën Minimale dhe Ligjit për Tatimin në Pronë, tani edhe Ligji për Pensionet Kontributive është konfirmuar si në përputhje me Kushtetutën. Të gjitha ishin kundërshtuar nga opozita, por të gjitha janë gjetur të rregullta nga Kushtetuesja”, ka deklaruar Murati.
Vendimi i Gjykatës pritet të hapë rrugën për zbatimin e mëtejshëm të skemës pensionale për mijëra qytetarë të Kosovës që kanë vuajtur pasojat e largimit të padrejtë nga puna në periudhën e okupimit serb në vitet ’90.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese ka gjetur se ndryshim/plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti i bërë nga Qeveria në vitin 2023, i cili kishte shtuar skemën e Pensionit Kontributiv Parcial për personat e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve 90-ta, është në përputhje me Kushtetuën.
Ky është rasti i tretë i konfirmimit të kushtetutshmërisë, pas Ligjit për Pagën Minimale, dhe Ligjit për Tatimin në Pronë, ligje këto gjithashtu të kontestuara nga opozita.
The post Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për pensionet kontributive – Murati: Rasti i tretë që opozita humb appeared first on Kosovapost.net.