Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut e të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë nga të reshurat e shiut dhe në rrugë të mbuluara me borë dhe me mundësi të paraqitjes së ngricave.
Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik:
“Kushtet aktuale atmosferike: Reshjet e shiut, borës dhe ngricat e mundshme krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor.
Këshilla për shoferët:
Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.
Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë me shi e të mbuluara me borë dhe akull.
Pajisuni me gomat dhe mjetet dimërore”, apelon policia.










