“Kush thotë ndryshe nuk e flet të vërtetën”-Zbërthimi fije për pe i Bedri Hamzës për urat në Mitrovicë

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, sqaroi punën e urës në Mitrovicë, lavde të cilat i mori lëvizja Vetëvendosje. Ai theksoi se pa dhënë leje Komuna e Mitrovicës “nuk do ndërtoheshin urat”.

 

Bedri Hamza thotë se gjatë qeverisjes së tij në komunën e Mitrovicës, e ka ndërtuar një urë shumë më të madhe se ajo që u përurua së fundmi dhe ajo ka kushtuar 212 mijë euro. Kjo që u përurua së fundmi, u bë me procedurë të negociuar dhe kushtoi afro 2 milionë euro.

Kryetari i PDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, thotë se rënia e Vetëvendosjes është e madhe dhe se ‘beson që ky trend do të vazhdojë”.

“Rënia e VV-së është shumë e madhe. Besoj se ky trend do të vazhdojë, për shkak të gabimeve edhe për shkak të punës, riorganizimit dhe sjelljes së njerëzve të ri në partitë që kanë qenë në opozitë” – thotë Hamza në Pressing.

Ai është pyetur edhe për urën e promovuar së fundmi në Mitrovicë, për të cilën thotë, se projekti ka filluar qysh moti dhe për të gjitha këto ekzistojnë dokumentet.

“Ura që është promovuar tash, ka qenë pjesë e projektit të liqenit akumulues në Mitrovicë. Është project që ka fillu me faza. Fillimin e ka pasë kur kam qenë kur kam qenë ministër i Financave dhe un e kam vendosë kodin, numrin e këtij projekti.

E kam kry shëtitoren, pa zhurma, pa drama, pa popullizma. Projekti është aty. Ashtu qysh doket tani ura, është projekt i komunës së Mitrovicës së Jugut. Te ura që është te Palestra sportive, ka qenë zoti Kurti në vizitë në dy komunat, e kam pritë në zyre si kryeministrin e vendit tim, kemi bisedu. Kush thotë ndryshe, nuk po e thotë të vërtetën” – thotë Hamza.

Ai ka sjellur në kujtesë edhe një herë krijimin e një Bordi që kishte ndodhur në mes të dy komunave për ndërtimin e urave, përfshirë edhe këtë të fundit.

“Kemi bisedu për krijimin e Bordit të përbashkët të të dy komunave. Emrat për këtë Bord, nuk i kam dhënë vetëm të PDK-së sepse kjo çështje tejkalon nivelin e një partie, kam dhënë emra nga të gjitha partitë. Është hapë si temë, projekte të përbashkëta që ndikojnë dy komunitetet.

Unë e kam dhënë propozim, financnimin e kësaj ure nga niveli qendror, me qëllim që të lirohet buxheti i komunës së Mitrovicës.

Është kërku që kjo të jetë urë edhe për qarkullim të automjeteve por aty është park. Ka edhe çerdhe, u prishke ajo.

I kemi pajisë të gjitha dokumentet që janë kërku sipas legjislacionit në fuqi” – ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se një urë që e ka ndërtuar më lart komuna e Mitrovicës së Jugut, në kohën sa Hamza ishte kryetar, ka kushtuar 212 mijë euro dhe është bërë me procedurë të hapur të prokurimit.

“Tash po e bëj një krahasim, një urë më lart e kemi bë me procedurë të hapur të prokurimit, 212 mijë euro, më e gjërë, më e gjatë, më e bukur” , thotë Hamza.

Ndërkaq për urën e fundit, thotë se kushtoi gati 2 milionë euro dhe u bë me procedurë të negociuar.

“Një urë që është te palestra sportive, ka kushtu thuajse 2 milionë euro.

Këto janë të dhëna në arkiv të shtetit, munden me u bë publike. Unë habitem cfarë arsye ka që është bërë me procedurë të mbyllur. Hajde e kuptoj për pajisje ushtarake, e kuptoj për raste emergjente edhe furnizimin me barna, por ndërtimi i rrugëve, infrastrukturës, asnjë arsye s’e ka me qenë me procedurë të negociuar” – thotë Hamza.

Bedri Hamza, thotë se gjuha polarizuese ndër vite në vendin tonë, polarizoi edhe gjithë shoqërinë dhe si pasojë, nuk u arrit as formimi i institucioneve.

“Sot më shumë flasin si ti, e më pak si më 9 shkurt “ – i thotë Leonard Kërçuki, autori i emisionit Pressing, mysafirit të tij Bedri Hamza dhe e pyet nëse Kurti dhe Vetëvendosja, ‘e kopjuan Hamzën për gjuhën e butë e jopolarizuese në fushatë elektorale’.

“Me asnjë cmim nuk kisha leju që ta ndryshoj veten dhe të përdori fjalor që do të ishte jo i duhur, linçues, ofendues për këdo qoftë edhe për kandidatë të tjerë në garë.

Unë jam në këtë garë zgjedhore, nga marsi i vitit 2024, po i bjen që më tepër se një vit kemi qenë në një proces të papërmbyllur zgjedhor.

Besoj që gjuha shqipe mjaftueshëm e pasur me fjalë, secili prej neve mund të formulohemi në mënyrën e duhur, t’i themi edhe kritikat edhe ta shpalosim programin”, thotë Hamza në Pressing.

Ai thotë se gjuha polarizuese e viteve të fundit, prodhoi edhe mungesë të stabilitetit ekonimik.

“Nuk do të thotë që duhet të mendojmë njëjtë, mund të kemi kundërshtime, kritika të argumentuara, por besoj se është mirë gjuha me qenë depolarizuese sepse ashpërsimi i saj ka ndiku në polarizim të shoqërisë e rrjedhimisht edhe mungesë të stabilitetit politik”, thotë Hamza.

Ai thotë se përveç krizës politike, vendi pati edhe vakum të madh institucional vitin e fundit.

“Tani, përvec që kemi një krizë politike, kemi ardhë te një vakum institucional.

Në momentin kur i fiton votat për themelimin e institucioneve, zgjidhje është vec marrëveshja politike. Nuk ka pasë tenativë serioze për themelimin e institucioneve”, tha ai në Pressing.

Ai thotë kriza politike dhe vakumi institucional, do të ketë kosto për të gjitha partitë politike, por më së shumti për VV-në.

“Për partitë politike mund të ketë kosto por më e madhja i shkon partisë së parë. Mbi të gjitha, koston e ka paguar vendi, me çmime sidomos, rritja e çmimeve ka ndodhë në 50%. Ka produkte që janë shtrenjtu deri në 100%. Kjo është barrë e madhe për ekonomitë, familjet, biznese” – thotë Hamza na Pressing.

Ai ka thënë se në katër vitet e fundit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin.

“Në katër vitet e fundit mbi 200 mijë qytetarë e kanë lënë vendin. Kjo është humbje e madhe për vendin. Mungesa e optimizimit në shtet, ndikon edhe klimën e bizneseve”, thotë Hamza.