Kush po i lë policët të mërdhijnë së ftohti?

Kur tema bie te siguria, kujdes nuk iu kushtua as pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Derisa prej tyre kërkohet shërbim e siguri, të rinjtë që së voni u bënë pjesë e saj, nuk kanë as uniforma për dimër, raporton Klan Kosova.

Në fakt, më mirë nuk janë as më të vjetrit që jo vetëm se uniformat i kanë fort të vjetra, por s’kanë as vetura e sigurim shëndetësor.