Numërimi i votave po vazhdon, dhe fokusi qëndron te ata që morën më së shumti vota.
Por, kush janë më pak të votuarit nëpër parti?
Në Vetëvendosje janë: Kaltrina Gruda me mbi 4 mijë e 700 vota, Selman Sokolaj me rreth 3 mijë e 900 vota dhe Adelina Veliji me mbi 2 mijë e 700 vota.
Në PDK, vota më së paku kanë marrë: Agron Paçarizi 922 vota, Izmir Zeqiri 921 vota dhe Dafina Broqi 654 vota.
Në LDK, më së paku vota kanë: Sevdije Abazi, Roni Kosmann dhe Gafurr Ibrahimi.
Në AAK: Vjollca Vokrri, Bashkim Budakova dhe Agnesë Mazreku.










