Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

 

Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 68 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar më shumë se dy e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje: Albin Kurti 240.263 vota; Glauk Konjufca 187.285 vota; Albulena Haxhiu 98.092 vota; Hekuran Murati 97.208 vota; Donika Gërvalla 87.303 vota.

Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza 109.795 vota; Arian Tahiri 50.873 vota; Përparim Gruda 47.331 vota; Uran Ismaili 37.295 vota; Sala Jashari 34.428 vota; Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku 53.314 vota; Hykmete Bajrami 33.484 vota; Ukë Rugova 29.489 vota; Avdullah Hoti 26.200 vota; Doarsa Kica Xhelili 25.958 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj 27.779 vota; Daut Haradinaj 17.151 vota; Besnik Tahiri 16.465 vota; Bekë Berisha 12.110 vota; Agim Çeku 11.242 vota.

Lista Serbe Sllavko Simiq 20.392 vota; Igor Simiq 119.623 vota; Liljana Stefanoviq 19.042 vota; Millan Kostiq 16.170 vota; Nemanja Bishevac 15.805 vota.

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6. Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./rel