Kush i lajmëroi Jasharët nga mali, se serbët po e rrethonin kullën e tyre në Prekaz?

 

Njëzet e shtatë vjet më parë, para se të rrethohej nga të gjitha anët, krejt Prekazi ishte në gjendje gatishmërie.

Si të gjithë bashkëfshatarët, në vijë të frontit ishte edhe Kajtaz Muharremi, i armatosur nga Hamëz Jashari.

Nipi i Muharremit, Ismajli, rrëfen për Klan Kosovën se si në mungesë të armatimit në fillet e UÇK-së, mësuesi i Jasharëve i kishte dhënë Kajtazit një pushkë të gjatë.

Ky i fundit e mori rrugën e malit, së bashku me nipin e tij dhe disa bashkëfshatarë, duke parë që forcat paramilitare serbe ia kishin mësyrë shtëpisë së Adem Jasharit.

Këtë të fundit e lajmëruan menjëherë, ndonëse nga distanca.

“Po i gjuaj, tha Kajtazi”, duke i dërguar sinjalet te komandanti legjendar dhe familja e tij, se serbët ishin afër.

Ndonëse “haberin” ia dhanë, rrezikun nuk mundën t’ua largojnë.

Ndërkohë, edhe vetë Kajtaz Muharremi u vra me 21 prill të vitit 1999 në Prekaz.

Përmes kronikës së gazetares Gremisa Latifi, ndiqeni rrëfimin e nipit të tij, Ismajlit, si dëshmitar i gjallë i asaj periudhe.