Kush i financon pushimet luksoze të Kader Kicajt?

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, po shijon pushime luksoze jashtë vendit. Ajo aktualisht ndodhet në një destinacion tropikal bregdetar, larg temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në Kosovë.

Pamjet e publikuara tregojnë ambiente ekskluzive dhe kushte mjaft komode, duke nxitur kureshtje rreth stilit të saj të jetesës, shkruan “Kosovarja”.

Kaderi nuk ka bërë publike informacione rreth ndonjë angazhimi profesional aktual.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, ku ndan momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e saj, pa dhënë detaje shtesë për burimin e financimit.