“Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kër*cënon Francën: Do t’ju dërgojmë kr*iminelët tanë më famëkeq!

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka kërcënuar hapur se mund të dërgojë disa nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit të tij në Francë. Deklarata e pazakontë erdhi pas një sfilate në Javën e Modës në Paris, ku disa modele me veshje që ngjanin me uniformat e të burgosurve në qendrën famëkeqe CECOT, kritikonin trajtimin çnjerëzor të të burgosurve.

“Jemi gati t’ua dërgojmë të gjithëve në Paris sapo të kemi dritën jeshile nga qeveria franceze,” shkroi Bukele në një postim në X, duke akuzuar organizatorët se po ‘glorifikojnë kriminelët’. Më tej ai publikoi edhe një video ku shfaqej një grua duke qarë pasi ishte ngacmuar në Paris, duke e shoqëruar me komentin: “Kjo është pasoja e glorifikimit të kriminelëve në Paris. Kush fal ujkun, sakrifikon delet.”

Postimi i dytë tërhoqi vëmendjen e themeluesit të X, Elon Musk, i cili e ripostoi duke dhënë pëlqimin e tij. Sipas zëdhënësit të presidentit, reagimi i Bukeles tregon ‘qëndrimin e tij të palëkundur kundër përpjekjeve për të idealizuar kriminalitetin’, shkruan A2 CNN.

The post “Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kër*cënon Francën: Do t’ju dërgojmë kr*iminelët tanë më famëkeq! appeared first on Kosovapost.net.