Kush është problematiku që fotografoi votën në shkollën “Shaban Shala” (VIDEO)

Një person dyshohet se ka tentuar të fotografojë votën e tij, në shkollën “Shaban Shala” në Podujevë

Menaxheri i kësaj shkolle, në një intervistë për gazetaren e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka bërë të ditur se rasti është vërejtur nga vëzhguesit rreth orës 10:00 të mëngjesit.

“Shkolla ‘Shaban Shala’ është hapur me kohë, në orën 7 të mëngjesit. Në mëngjes ka pasur një fluks të vogël të qytetarëve që kanë votuar, por rreth orës 10 është raportuar nga vëzhguesit për një tentim fotografimi të votës, gjë që nuk lejohet. Menjëherë kemi njoftuar organet e rendit dhe personi është shoqëruar në polici”, tha ai.

 

The post Kush është problematiku që fotografoi votën në shkollën “Shaban Shala” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.