Kardinali Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara është zgjedhur Papa i 267-të dhe do të dalë së shpejti në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit si udhëheqësi i ri i 1.4 miliard katolikëve të botës.
Prevost, 69 vjeç, nga Chicago, Illinois, është Papi i parë nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të njihet si Leo XIV
Një udhëheqës me përvojë globale, ai kaloi shumicën e karrierës si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë të fuqishme të Vatikanit për emërimin e ipeshkvijve. Pritet që ai të ndërtojë mbi reformat e Papës Françesku, shkruan cnn.
Ai punoi për një dekadë në Trujillo, Peru, dhe më vonë u emërua ipeshkëv i Chiclayo-s, një qytet tjetër në Peru, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.
Në një intervistë për Vatican News, pak pas bëri udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost tha se “unë ende e konsideroj veten një misionar. Vokacioni im, ashtu si i çdo katoliku, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që ndodhem”.