Lennart Karl, lindur më 22 shkurt 2008, është një talent i jashtëzakonshëm i Bayern Munich, i njohur kohët e fundit për golin e tij historik ndaj Club Brugge në fazën e grupeve të Champions League. Në moshën vetëm 17-vjeçare, ai realizoi golin e parë profesionist në vetëm 5 minuta lojë në “Allianz Arena”, duke u bërë golashënuesi më i ri i bavarezëve në historinë e Champions League.
Ndeshja përfundoi 4-0 për gjigantët gjermanë. Karl ka dalë nga akademia e Bayern Munich dhe ka qenë pjesë e ekipeve të moshave, shpesh duke luajtur me kategori më të vjetra se mosha e tij. Klubi e ka nën kontratë deri më 30 qershor 2028, duke shprehur besimin e madh tek ai dhe shpresën për të krijuar një talent si Musiala.
Ai është lojtar ofensiv, që mund të luajë si trekuartist, anësor i majtë ose mesfushor kur është e nevojshme. I majtë, përdor këmbën e tij të preferuar për të goditur saktë, siç tregoi me golin e mrekullueshëm ndaj Brugge. Me Gjermaninë U-17 ka shënuar 7 gola në 13 paraqitje, duke treguar potencialin e jashtëzakonshëm për të ardhmen.
The post Kush është Lennart Karl? Zbuloni talentin 17-vjeçar, rekordmenin e Bayern Munich appeared first on Telesport.










