Kush është GOAT? Të dhënat e reja mbyllin çdo debat mes Messit dhe Ronaldos

Lionel Messi është i përjetshëm. Aq shumë, saqë po i vë kapakun përfundimtar debatit të pafund: kush është më i miri në histori, ai apo Cristiano Ronaldo? Për shumicën, kjo çështje u mbyll që kur Messi ngriti Kupën e Botës në Katar. Prej atëherë, ai konsiderohet në një nivel tjetër, përtej krahasimeve, edhe përtej portugezit të madh.

Megjithatë, ka nga ata që vazhdojnë të mbështesin CR7 duke u kapur pas një fakti të vetëm: numrit të golave. Në fakt është e vërtetë që goli qëndron si thelbi i këtij sporti. Ronaldo ka shënuar 938 gola në gjithë karrierën e tij, një shifër e frikshme, që vazhdon të rritet. Por, a e bën ky fakt golashënuesin më të mirë të historisë? Jo plotësisht.

Sepse këtë titull e meriton edhe Messi. Nuk është vetëm lojtari që ka bërë të luajnë më mirë skuadrat dhe shokët e tij (siç tregojnë 386 asistet në karrierë), as thjesht pse është më i suksesshmi për nga numri i trofeve të fituar (48), por edhe më “vdekjeprurësi” në fushë. Vetëm në 8 ndeshjet e fundit me Inter Miami ka shënuar 13 gola dhe dhuruar 5 asiste, një formë sportive që të lë pa fjalë.

Dhe tani, edhe në golat pa penallti, Messi e ka kaluar Ronaldon. Ai ka shënuar 764 gola pa penallti, një më shumë se Ronaldo (763), duke fituar kështu një tjetër duel të madh statistikash.

Por nuk mbaron këtu:

Goditje dënimi: Messi 69 – Ronaldo 64

Koeficienti gol/ndeshje: Messi 0.78 – Ronaldo 0.73

Gol për minuta: Messi çdo 105’ – Ronaldo çdo 112’

Gjuajtje për të shënuar një gol: Messi 5.36 – Ronaldo 6.53

Dhe gjithë këto…, Messi ka 167 ndeshje të luajtura më pak se Ronaldo!

Të dhëna që flasin vetë. Messi nuk është më thjesht një legjendë, por standardi që, ndoshta, nuk do të arrihet më kurrë.

The post Kush është GOAT? Të dhënat e reja mbyllin çdo debat mes Messit dhe Ronaldos appeared first on Telesport.