Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë zgjedhjen e saj, pas më shumë se një muaj kërkimesh, Tranjeri i ri i kombëtares shqiptare do të jetë Edi Reja, ndërkohë që prezantimi pritet të bëhet në ditët në vijim.
Edi Reja do të bëhet trajneri i katërt Italian që drejton Kombëtaren shqiptare, pas Beppe Dossena, Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit. Ai pason pikërisht këtë të fundit, i cili u shkarkua pas humbjes 0 – 2 në Shkodër ndaj Turqisë.
Edoardo “Edy” Reja ka lindur më 10 tetor 1945 në Goricë të Italisë nga një baba slloven dhe një nënë friulliane. Ai është i rrjedhshëm në të tria gjuhët, friullianisht, italisht dhe sllovenisht.
Reja është 73 vjeçar që së fundi, para tre vitesh, e ka drejtuar ekipin nga Serie A, Atalanta.
Sa ishte futbollist ai kishte luajtur bashkë me Fabio Capellon te SPAL. Te kjo skuadër ai kishte luajtur edhe në Serie A, e më pas për të kaluar edhe në Palermo dhe Alessandria.
Si trajner, ai e kishte nisur karrierën në vitin 1979, në moshën 34 vjeçare te ekipi i vogël i Molinellas. Ekipe të dobëta drejtoi deri në vitin 1993 kur e mori përsipër Bolognan.Më pas ka drejtuar edhe shumë ekipe të njohura italiane si Torino, Brescia, Lecce, Cagliari, Genoa, Lazio dhe më e rëndësishmja Napoli. Kurse, jashtë Seria A, ka drejtuar skuadrën Swansea në Premier League, eksperiencë që u mbyll në fund të vitit 2016.
Ai është shok i ngushtë me Fabio Capellon.