Vëllai i turistes Tila Sallaku që u gjet e mbytur në Kanionet e Holtes në Gramsh është gjetur shëndoshë e mirë nga forcat policore. I riu rezultonte i zhdukur së bashku me mikun e familjes së tyre, një burrë rreth moshës 50-vjeç.
Ndërkohë 24-vjeçarja Sallaku u gjet e mbytur në daljen e grykëderdhjes në Kanionet e Holtës.
Një grup turistësh prej 33 personash kanë mbetur të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 turistë janë shpëtuar, mes tyre 4 fëmijë.
Forcat RENEA, zjarrëfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë kreu i Emergjencave Civile është shpehur se operacioni për shpëtimin e turistëve është vështirësuar për shkak të të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer./albeu.com