Kush e fiton La Ligën? Inteligjenca Artificiale jep rezultatet

Sipas një analize të realizuar nga Inteligjenca Artificiale, Real Madrid shihet si favoriti kryesor për ta fituar La Ligën këtë sezon, duke lënë pas rivalen e përjetshme, Barcelonën.

Të dhënat parashikojnë që skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ta përfundojë kampionatin me rreth 84.87 pikë të pritshme dhe me një mundësi prej 57.44% për ta ngritur trofeun.

Në anën tjetër, Barcelona pritet të ketë një sezon të fortë, por jo mjaftueshëm për të kaluar madrilenët. Analiza  tregon se katalanasit mund ta mbyllin sezonin me 81.96 pikë dhe me vetëm 37.44% gjasa për ta fituar titullin në La Liga, duke mbetur kështu pas në garën për kreun e tabelës.

The post Kush e fiton La Ligën? Inteligjenca Artificiale jep rezultatet appeared first on Telesport.