Kush e fiton Botërorin 2026? Me këto numra, Spanja hyn me meritë mes favoritëve

Spanja mposhti Portugalinë 1-0 falë golit të Merinos në minutat shtesë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga pretendentet kryesore për ta fituar Botërorin 2026. Këtë nuk e dëshmon vetëm loja e skuadrës së De la Fuente, por edhe statistikat mbresëlënëse.

Në këtë Botëror, “La Roja” nuk ka pësuar asnjë gol në 5 ndeshjet e zhvilluara deri tani. Që në fund të sfidës me Austrinë, portieri Unai Simon theu rekordin e paprekshmërisë prej 517 minutash, që mbahej nga Walter Zenga.

Po ashtu, duke përfshirë edhe Botërorin e Katarit 2022, Spanja është e pamposhtur në 6 ndeshje radhazi brenda 90 minutave.

Në një këndvështrim më të gjerë, spanjollët janë pranë edhe një rekordi të Italisë. Kombëtarja e De la Fuente nuk njeh humbje prej 35 ndeshjesh radhazi dhe ndodhet vetëm dy sfida larg barazimit të rekordit të vendosur nga Italia e Roberto Mancinit.

The post Kush e fiton Botërorin 2026? Me këto numra, Spanja hyn me meritë mes favoritëve appeared first on Telesport.