Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka thënë se do ta ketë mision që në ndryshim-plotësimin e radhës të Kodit Penal, shpifja të përfshihet si vepër penale.
Këtë deklaratë ai e bërë në Facebook, si reagim ndaj kreut të OVL e UÇK-së, Hysni Gucatit, pas një akuze të tij rreth familjarëve të Muratit.
Lidhur me këtë deklaratë të Muratit ka reaguar juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari.
Kusari thotë se shpifja është e rregulluar me legjislacion civil në Kosovë. Ajo tutje thotë se gjyqtarët tanë janë duke i trajtuar lëndët e shpifjes me profesionalizëm të lartë dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
“Çdo person që shpifë duhet të paguajë kompenzim dëmi. Shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me legjislacion civil në Kosovë! Nëse dikush pretendon që na kthen me dakada prapa, e ka shumë gabim dhe koha do të dëshmojë që e ka gabim. Si person që rregullisht i lexoj aktgjykimet për shpifje, ju siguroj që gjyqtarët tanë janë duke i trajtuar lëndët e shpifjes me profesionalizëm të lartë dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, ka deklaruar ajo.
Kusari ka thënë se shpifja nuk do të kriminalizohet.
“Mos bini pre e propagandes anti-gjyqësor, hini dhe lexoni aktgjykimet online dhe binduni.Shpifja nuk do të kriminalizohet”, ka shkruar Kusari.
Reagimi i plotë:
Çdo person që shpifë duhet të paguajë kompenzim dëmi.
Shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me legjislacion civil në Kosovë!
Nëse dikush pretendon që na kthen me dakada prapa, e ka shumë gabim dhe koha do të dëshmojë që e ka gabim.
Si person që rregullisht i lexoj aktgjykimet për shpifje, ju siguroj që gjyqtarët tanë janë duke i trajtuar lëndët e shpifjes me profesionalizëm të lartë dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Mos bini pre e propagandes anti-gjyqësor, hini dhe lexoni aktgjykimet online dhe binduni.
Shpifja nuk do të kriminalizohet!