Juristja e Medias, Flutura Kusari, duke folur për pretendimet e presidentes, Vjosa Osmani, për padi për gazetarin Michael Martens, të së përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), tha se “në tentativë për me mbrojtë reputacionin e saj, e dëmton atë të Kosovës”.
Sipas Kusarit, “me këtë iniciativë nuk dëmtohet presidentja sepse ajo dhe burri i vet kanë reputacion të rrënuar dhe shumë të dëmtuar në raport me mediat. Prej vitit 2021 kur ka ardhë në pushtet, fillimisht ish-stafi i vet Blerim Vela i cili postonte fotografitë e secilit kritik e pastaj kjo personalisht e pastaj burri i saj ndërmarrje e bashkuar kriminale i pati quajtë mediat…”, tha Kusari në Pressing.
“Ne e dijmë që familja presidenciale i konsideron mediat si armiq…”, u shpreh Kusari.










