Kusari-Lila thirrje kryeministrit: Tërhiqe projektligjin për ekipin negociator
Në emisionin “Argument Plus”, sonte e ftuar ishte kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila.
Gjatë ditëve të fundit ka përqarje në mes të liderëve shtetërorë në lidhje me taksën, pasi kryeministri Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga ajo, e kryeparlamentari Kadri Veseli e presidenti Hashim Thaçi janë pro pezullimit të saj për të mos hedhur poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan rtv21.tv.
Liderja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, i ka bërë thirrje publike kryeministrit Haradinaj që nëse është i vendosur të mos e heqë taksën, ta tërheqë projektligjin për ekipin negociator.
Sipas saj nëse nuk pezullohet taksa, e si pasojë e kësaj nuk vazhdon as dialogu, nuk ka ndonjë arsye që të autorizohet ekipi negociator e të ndahen qindra mijëra euro për dialogun në Bruksel./21Media