Në rrugët e qytetit të Solothurnit ne Zvicer, në një ecje relaksuese e miqësore shfaqen atë kohë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila si dhe Sanda Rashkovic Ivic, një politikane serbe që kishte shërbyer si deputete në Beograd, si dhe kryesuese e një qendre që në Serbi e quajnë e Koordinimit për Kosovë dhe Metohi.
Jemi në mes të nëntorit të vitit 2023. Një muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Banjska, ku ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në rrugët e qytetit të Solothurnit ne Zvicer, në një ecje relaksuese e miqësore shfaqen atë kohë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila si dhe Sanda Rashkoviç Iviç, një politikane serbe që kishte shërbyer si deputete në Beograd, si dhe kryesuese e një qendre që në Serbi e quajnë e Koordinimit për Kosovë dhe Metohi.
VOX Kosova ka konfirmuar lokacionin e fotografisë që po e shfaq ekskluzivisht dhe për herë të parë.

Kjo shëtitje e Kusari – Lilës në sheshin e qytetit me politikanen serbe, po ndodhte në mes të diskutimeve diskrete që disa politikanë nga Kosova po zhvillonin me kolegët e tyre nga Beogradi.
VOX Kosova ka siguruar fotografinë e shkrepur ku shfaqen pjesëtarët e dy delegacioneve. Personi që i kishte fotografuar, një shqiptar që jeton në këtë qyet, na tha se kureshtja iu shtua pasi dëgjojë tek Kusari-Lila i fliste serbisht gruas që ai nuk e njihte atëherë.
Nga pala kosovare, përveç Kusari – Lilës, aty shihen edhe Fitore Pacolli e Vetëvendosjes, Bernard Nikaj i Partisë Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i LDK-së e Ardian Gjini i AAK-së.
Prapa Fitore Pacollit, Ministri serb i Integrimeve Evropiane, Nemanja Staroviç – anëtar i partisë së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Pjesë gjithashtu, ishte edhe Dalibor Jevtiç i Listës Serbe.
Nga bisedimet e këtyre figurave politike, ku përfshihen edhe ato nga pushteti aktual – ishin hapur tema për diskutim që binin ndesh me linjën zyrtare të Qeverisë së Kosovës, pas ngjarjes së Banjskës.
Paramendojeni, një ndër to – se Njësia Speciale duhet të tërhiqet nga veriu.
Dhe kjo pajtueshmëri, arrihej ende pa kaluar dy muaj nga sulmi i Serbisë në Veri, ku më 24 shtator të vitit 2023, terroristët e udhëhequr nga Milan Radojiçiç, vranë një polic të Kosovës dhe plagosën një tjetër.
Dokumenti i siguruar nga VOX Kosova tregon se diskutonin edhe për zgjedhjet në Veri. Prapë, ndryshe nga sa diskutohej në publik, aty përfaqësueset e partisë në pushtet nuk tregojnë kurrfarë kundërshtimi për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje.
“Pjesmarrësit patën konsensus në organizimin e zgjedhjeve të reja lokale në Veri, por propozuan modele të ndryshme”.
Por, më e rënda nga temat, edhe për faktin se bëhej as dy muaj pas agresionit në Banjska dhe vrasjes së policit Afrim Bunjaku, ishte ajo e diskutimeve për amnisti.
Pika 4 shënon: Kosova të adoptojë amnisti për serbët në Veri.
Diskutonin edhe për Asociacionin e cështje tjera, por sic thotë ky dokument i siguruar nga VOX Kosova, për to nuk gjenin një gjuhë të përbashkët.
Ndonëse takimet ishin sekrete dhe larg syrit të mediave, dy pjesëtaret e partisë në pushtet, Mimoza Kusari – Lila dhe Fitore Pacolli do të siguroheshin që të merrnin mëditjet për ditët në të cilat do të takoheshin dhe shëtiteshin me politikanët serbë – sic edhe e vërtetojnë këto raporte që ka siguruar VOX Kosova.
Ritheksojmë, gjithcka ndodhte një muaj e disa ditë pasi në veri ishte vrarë një polic në një aksion terrorist, të udhëhequr nga një njeri me lidhje të ngushta me Listën Serbe, akterët e së cilës, këta pushtetarë e opozitarë po i takonin shlirshëm, fshehurazi në një qytet periferik të Zvicrës.
Derisa takimet me perfaqesues te qeverise serbise vazhdonin sokaqeve te Zvicres, saktësisht në të njëjtën kohë Albin Kurti në Kosovë vazhdonte të deklaronte se nuk bën dot dialog me Serbinë derisa ata s’e dorëzojnë Kryeterroristin, Milan Radojiçiç.
Kështu deklaron edhe sot, derisa Kusari-Lila e Pacolli mund ta kenë rezervuar takimin e radhës në ndonjë qoshe të Zvicres.










