Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se është miratuar projekt buxhetin për vitin 2024.
Kusari-Lila, ka treguar se me 62 vota “Për” dhe me asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi në shqyrtim të pare projektin e buxhetit.
“Me 62 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, pas 11 orë diskutimesh, Kuvendi i Republikës së Kosovës, miratoi në shqyrtim të parë, projekt buxhetin për vitin 2024!
Të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm janë 3 miliardë e 314 milion Euro!
Urime Kosovë”, ka shkruar Kusari-Lila./Fokusi.info/