Kusari-Lila, Haradinajt: Sa herë do të na bësh përhajr vizat?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thumbuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, pas deklaratës së tij të sotme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kusari-Lila, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, është tallur me Haradinajn, i cili i uroi qytetarët e Kosovës, duke thënë se nga Gjermania ka marrë një “po” të madhe për heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian për qytetarët e Kosovës.

Deputetja e Alternativës ka thënë se Haradinaj tashmë i ka uruar kosovarët shumë herë për vizat, në vite të ndryshme.

“Sa herë do të na bëjë për hair vizat?”, ka pyetur ajo në T7