Afati për partitë politike që synojnë të formojnë koalicione për zgjedhjet lokale të 12 tetorit përfundon sonte në mesnatë.
Në këtë garë zgjedhore, partia Alternativa do të marrë pjesë pa u bashkuar me ndonjë subjekt tjetër politik.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila bëri të ditur se partia e saj do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale.
“Alternativa në këto zgjedhje lokale do të jetë në garë e vetme. Së shpejti do të bëjmë publike komunat në të cilat do të marrim pjesë në zgjedhje”, u shpreh Kusari-Lila.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme përfundon afati për partitë politike që dëshirojnë të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me formimin e koalicioneve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Deri tani, sipas KQZ-së, vetëm dy parti politike kanë dorëzuar njoftim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes një koalicioni.
The post Kusari-Lila: Alternativa garon e vetme në zgjedhjet lokale appeared first on Kosovapost.net.