Juristja e medias Flutura Kusari ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës së shpejti do ta kalojë Lëvizjen Vetëvendosje për sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave.
Pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi gjuhën e ashpër e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut ndaj gazetarëve dhe mediave, subjekti politik e kundërshtoi reagimin e AGK-së.
Por, Kusari thotë se AGK është organizatë profesionale.
“I kam dy komente: 1. AGK është organizatë profesionale, reagimi është faktik”, tha Kusari dhe vazhdoi: “LDK po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve dhe së shpejti ka me ia kalu VV-së”.
Kryetari i LDK-së, në një intervistë televizive të mërkurën ka folur prapë për “mercenarë medial” duke thënë se “shumë lehtë japin një shpifje, papërgjegjësi, vetëm se ju rritet atje llogaria bankare prej sponsorizuesve, kundërshtarëve të ndryshëm”.
AGK tha se këto pretendime të Abdixhiku “janë një sulm frontal kundër medias, lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë”. /Paparaci.com










