Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka pëlqyer pyetje e njërës prej gazetarëve për mungesën e barnave në Qendrën Klinike Universitare.
Kurti është përplasur me gazetaren që insistonte të merrte një përgjigje nga Ministri në detyrë, Arben Vitia.
Pasi gazetarja e Klan Kosovës insistoi të marrë një përgjigje nga ministri Vitia lidhur me mungesën e alguminave në QKUK, Kurti iu kthye gazetares duke sulmuar atë rreth pronarit të mediumit ku ajo punon.
“Për transformimin e shëndetësisë nuk ka dilema, ndërkaq zonja gazetare ju thuani pronarit tuaj t’ia kthejë Telekomit të Kosovës 62,2 milionë euro, lej albuminat. Fillimisht t’i ktheni 62.2 milionë korporata Devolli Telekomit euro pastaj mund të flisni për algumina”, i ka thënë Kurti gazetares.