Kurtit i ka humbur ‘busulla’, flet të pavërteta: BE-ja e priti Donika Gërvallën për liberalizimin e vizave

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti po flet në tubimin e Guxo. Ai e ka tepruar me lëvdata ndaj ministers së jashtme Donika Gërvalla. Besoni ose jo, ai tha se BE-ja po e priste Donika Gërvallën për t’ia dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi të tjerë ministrave s’do ua ipte.

Më duhet t’i përmend disa të arritura kryesore në politikën e jashtme sepse kemi suksese të cilat janë përtej premtimeve. Ta zëmë ne kemi arritur që gjatë qeverisjes tonë katër vjeçare të blejmë pesë ambasada. Liberalizimi i vizavë nuk është bërë pa u bërë Donika minister, kanë defiluar ministra që janë ankuar se Europa nuk po bënë hapa edhe pse I kishin plotësuar kriteret, por Europa priste se çfarë minister të jashtme do të kemi. Ju e dini që Brukseli nuk ua jep liberalizimin e vizave ministrave të kaluar, por Donikës.” – tha Kurti.