Kurti viziton familjen e ish-policit që u arr*estua në Serbi: Angazhim maksimal deri në lirimin e tij

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor, transmeton KosovaPost.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i njoftoi familjarët për “përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë”.

Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.
“Familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin”, thuhet tutje në njoftim.

The post Kurti viziton familjen e ish-policit që u arr*estua në Serbi: Angazhim maksimal deri në lirimin e tij appeared first on Kosovapost.net.