Sigurimi jetësor e shëndetësor për policët u premtua në vitin 2021 nga kryeministri aktual, Albin Kurti.
Ai asokohe shprehej se kjo do të bëhej për ta, si një e drejtë e garantuar për punën e tyre, siç thoshte ai, të rëndësishme.
Madje, gjatë premtimit ai nuk harronte as të lavdëronte punën e policëve, duke u shprehur se na japin siguri, përcjell Klankosova.tv.
“Njëjtë sikurse policia që na japin neve siguri, edhe ne duhet t’u japim zyrtarëve policorë sigurimin jetësor e shëndetësorë si një e drejtë e garantuar për punën e tyre të rëndësishme, por edhe nën rrezik”, shprehej Kurti asokohe.
Por, një gjë e tillë edhe sot është vetëm një premtim, pasi që policët e Kosovës vazhdojnë të mos kenë sigurim jetësor e shëndetësor, në punën e tyre nën rrezik, siç potenconte kryeministri Kurti gjatë formulimit të premtimit të bërë.
Në videon e mëposhtme, mund të dëgjoni premtimin e Kurtit për këto sigurime, të cilin si edhe shumë të tjera, nuk e mbajti.