Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Në këtë takim u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, të dy liderët diskutuan për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit.

Kurti shprehu mirënjohje për rolin historik të Mesiqit në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, që nga fundi i viteve ’80, kur ai doli hapur kundër padrejtësive, e deri në fillimin e viteve ’90, kur nga pozita e presidentit kroat, dha mbështetje për përpjekjet e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij në periudha historike, Stjepan Mesiq është nderuar së fundmi me titullin Qytetar Nderi i Gjilanit.

The post Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit Kosovë-Kroaci appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.