Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, transmeton KosovaPost.
Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit integrues evropian. Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim.
Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend.
The post Kurti takoi Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav appeared first on Kosovapost.net.