Kurti takoi ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua sot me Ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj. 

 

Qeveria ka njoftuar se në takim u bisedua për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ndër të tjera, u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës.

 

The post Kurti takoi ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj appeared first on Kosovapost.net.