Kurti takohet me Begajn: Je gjithnjë i mirëseardhur, Kosova përherë falënderuese ndaj Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

Kurti para mediave ka deklaruar se Kosova është falënderuese ndaj shtetit shqiptar për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm.

“Shqipërisë i jemi falënderuese për jetë për gjithë kontributin e saj për Kosovën, para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe sot e kësaj dite”.

“Presidenti Bajram Begaj është gjithnjë i mirëseardhur, duke qenë edhe ushtarak, edhe mjek e di shumë mirë 12 qershorin e vitit 1999, të falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti.