Kurti s’i ndahet zyrtarëve të PDK-së, shfaqet i lumtur përkrah Hasanit dhe Xhemailit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, kohëve të fundit nuk po iu ndahet zyrtarëvë të lartë të PDK-së.

Pasi mbrëmë përcolli finalen e basketbollit Trepça-Bashkimi bashkë me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, ai sot është parë bashkë me disa zyrtarë tjerë të lartë të PDK-së.

Pas ceremonisë së përvjetorit të masakrës në burgun e Dubravës, Kurti është parë duke biseduar me deputetin e PDK-së, Nait Hasani, dhe sekretarin e kësaj partie, Bajrush Xhemaili.

Në fotografinë që është publikuar Kurti shihte duke buzëqeshur me zyrtarët e lartë të PDK-së.