Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po i përgjigjet urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshminë për një rast në Prokurorinë Speciale.
Lidhur me këtë, në “Info Magazine”, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se gjyqësori ka si detyrim të zbatojë ligjin në frymë kushtetuese pa e parë emrin e subjektit që do t’i nënshtrohet procesit, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo çka mund të them deri në këtë moment, është se Gjykata është absolutisht 100 për qind në zbatim të ligjit për rastin që iu referoni. Gjykata është transparente dhe ka zbatuar ligjin deri në këtë çast”, tha tutje Zogaj.