Kurti: Shtesat për lehona nga ky muaj rriten, nga 170 do të rriten në 325 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten shtesat mujore për nënat lehona. Kurti ka thënë se shtesa prej 170 euro, do të bëhet 325.9 euro.

Këtë vendim Kurti e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

“Qysh në fillim të mandat filluam skemën e shtesave për nënat e reja. Deri më tani rreth 70 mijë nëna lehona kanë përfituar. Me pagën minimale të re është koha që nga kjo të përfitojnë edhe nënat e reja. Do të miratojmë rritjen mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro, aq sa vlera neto e pagës minimale. Që nga ky muaj për të gjitha nënat lehona shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro”, tha Kurti.