Kurti s’flet as për takimin e thirrur nga Osmani, roja e tij ia shtyn pak mikrofonin një gazetari

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish ka ikur nga pytjet e gazetarëve, i rrethuar nga truprojat e tij.

Derisa sot pritet të vazhdojë për herën e 16-të seanca konstituive, Kurti u pa duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në disa pamje të dërguara nga gazetarët e Nacionales në terren, kreu i VV-së pyetet në lidhje me takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, por as këtu ai nuk dha përgjigje.

Ndërkohë, njëri nga truprojat e tij është parë duke ia shtyrë mikrofonin një gazetari.

Video: