Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet sot nëse partia e tij do të dërgojë mandatarin për kryeministër te presidentja, por ai u përgjigj shkurt, duke thënë se vendimi pritet të merret në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të dielën.
“Kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të dielën”, tha Kurti.
Ai këto deklarata i bëri në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025.