Gjykata Kushtetuese pati vendosur që për të vendosur në lidhje me çmime tavan për produkte bazike ushqimore në raste krizash, ajo duhet të bëhet përmes një organi të pavarur dhe jo nga Qeveria e Kosovës, për çka sërish ka dezinofrmuar Albin Kurti i Vetëvendosjes.
Tha se Gjykata Kushtetuese “na e pamundësoi t’i kontrollojmë çmimet” në një paraqitje në TV Prizreni.
“Kemi qenë të sfiduar nga Gjykata Kushtetuese, e cila, siç dihet, na rrëzoi Ligjin për Çmimet Tavan. Dhe, në këtë mënyrë, neve na u pamundësua që të kontrollojmë çmimin e shportës me gjësendet elementare për familjet në Kosovë”, tha Albin Kurti.











